fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Çfarë po ndodh me rastin Ivanoviq?

Publikuar

Më 5 shkurt 2021, para Gjykatës Themelore në Prishtinë është mbajtur një seancë përgatitore në çështjen e vrasjes së udhëheqësit të Iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP), Oliver Ivanoviq.

Të akuzuarit Nedeljko Spasojeviq, Marko Roshiq , Rade Basara, Silvana Arsoviq, Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq, u deklaruan të pafajshëm.

Tre të akuzuarit e tjerë, Zvonko Vesellinoviq, Millan Radoiçiq dhe Zhelko Bojiq, vazhdojnë të jenë në arrati.

Kjo seancë u mbajt në bazë të aktakuzës së tretë, e cila u ngrit në nëntor të vitit 2020, sepse Gjykata e Apelit në Prishtinë e ktheu aktakuzën në Prokurorinë Speciale për ndryshim.

Kjo u bë pasi avokatët mbrojtës e të akuzuarve apeluan vendimin për refuzimin e kundërshtimeve të provave dhe kërkuan që akuzat të hiqen.

Aktakuza ngarkon këtë grup se që nga viti 2014 e deri në vitin 2018, ishin pjesë e një grupi kriminal të udhëhequr nga Zhelko Bojiq, Zvonko Veselinoviq dhe Millan Radoiçiq.

Pos kësaj, ata akuzohen edhe për përpjekje të vazhdueshme për të vënë Mitrovicën e Veriut nën kontrollin e tyre.

Aktakuza pretendon se të akuzuarit me vetëdije dhe qëllimisht e kanë ndihmuar atë grup kriminal në mënyrë që të kryejë veprën penale, pra vrasjen e Oliver Ivanoviqit i cili ishte një nga politikanët më të rëndësishëm serb në Kosovë që nga përfundimi i luftës./tg/

Vazhdo më shumë