Sport
“Çfarë personaliteti, ishte i shkëlqyer”, duartrokitet Andre Onana

Manchester United u rikthye te fitorja në Premier League. Goli fantastik i Bruno Fernandes, solli suksesin 0-1 në Burnley, duke qetësuar disi ambientin e trazuar në “Old Trafford” pas zhgënjimeve të fundit.
Andre Onana ka qenë ndër më të kritikuarit tek ekipi i Erik ten Hag. Me portierin kamerunas që ka kryer më shumë se një gafë në këtë fillim sezoni në ishull. Në kampionat dhe Champions League.
Gjithsesi, 27-vjeçari bëri mirë në takimin e fundit dhe ia doli ta mbante portën e paprekur. Performanca e afrikanit gëzoi edhe teknikun e “Djajve të Kuq”, i cili deklaroi:
Lexo edhe:
“Ai tregoi vërtet personalitet. Ishte i qetë kundër Burnley. Onana bëri gjithçka mirë si në lojën me këmbë, ashtu edhe në drejtimin e mbrojtjes.
Mendoj se ishte një paraqitje e shkëlqyer nga ana e tij”, u shpreh trajneri holandez i United. Skuadra angleze numëron nëntë pikë pas gjashtë javëve të para në kampionat.
Ecuria nuk është ajo që tifozët dhe drejtuesit presin, por këta të fundit shpresojnë që skuadra e tyre e zemrës të nisë një cikël fitoresh në vijim.
Që do sillnin besim dhe çlirim te futbollistët, por edhe ngjitjen në renditje dhe afrimin me vendet e para. Me United që ka si objektiv minimal pozicionimin në katër vendet e para.
