fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Çfarë moti na pret sot dhe për vikend?

Publikuar

Dy ditët në vijim mot i qëndrueshëm, me diell e vransira.  Orëve të mëngjesit me ngrica.  Në fundjavë më butë, e priten edhe reshje shiu.  Në fillim të javës së ardhshme sërish me mundësi për reshje shiu dhe bore.

Ditën e premte krijimi i një cikloni dytësor nga Italia veriore, sjell shtim të vranisrave, e ditëve të fundjavë do të mbajë mot më i butë, me vransira të ndryshueshme, e ditën e shtunë priten edhe mundësi për reshje të dobëta shiu.

Ndërkaq ditën e hënë depërtimi i një tjetër cikloni nga Europa qëndrore sjell sërish kushte për të reshura dhe atë të përziera shiu dhe bore, e masa të ftohta ajrore sërish zbresin temperaturat nën vlera mesatare.

Cilësia e ajrit në ditët e ardhshme, për shkak të motit më të qëndrueshëm, me periudha më të gjata të qetësisë, që mban ndotësit ajror më të koncentruar pranë sipërfaqes, do të mbetet në vlera të dobëta, vende-vende edhe shumë të dobëta.  Gjatë ditës, kur mund të ketë periudha me qarkullim të mjaftueshëm ajror, cilësia e ajrit mund të ketë përmirësime përreth vlerave mesatare, e ditën e shtunë edhe në të pranueshme.

11.03 – Mot shumë i ftohtë në mëngjes.  Pjesërisht vranët paradite.  Pasdite vransirat shpërndahen, ku do të ketë edhe intervale me diell, e në mbrëmje kryesisht me kthjellime.

12.03 – Vransira dhe intervale me diell gjatë ditës.  Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica.

13.03 – Kryesisht me vransira, e gjatë ditës më butë.  Nga perëndimi i vendit me mundësi për reshje lokale shiu.

14.03 – Më butë, kryesisht me vransira, e gjatë ditës edhe intervale me diell.  Në mbrëmje nga perëndimi i vendit me mundësi për reshje lokale shiu.

15.03 – Më ftohtë, kryesisht me vransira, e parashihen mundësi për reshje të dobëta shiu, e me rënie të temperaturave edhe të borës.

Temperaturat ditëve të ardhshme gradualisht shënojnë rritje.  Minimalet fillimisht zbresin ndjeshëm nën vlera mesatare, deri në -6C ditën e nesërme, e në fundjavë rriten deri në 2C.  Ndërsa maksimalet pas rënies ditën e sotme, nesër shënojnë rritje të lehtë në 5C, e deri në fundjavë në 14C.  Mirëpo ditën e hënë sërish pësojnë rënie në 5C.

Era do të fryj edhe nesër e lehtë dhe mesatare, nga verilindja 5-10m/s, më pas nga krahu jugor 2-5m/s.

Shtypja atmosferike pasi shënon rritje ditën e enjte, në ditët e ardhshme gradualisht zbret edhe nën vlera normale.