fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Çfare moti na pret në ditët në vijim

Publikuar

Në fundjavë më ftohtë. Të shtunën në mëngjes shi dhe borë. Nga e diela me kthjellime. Në fillim të javës sërish priten të reshura shiu, herë herë edhe me borë.

5.03.2021 – Kalimi i një fronti të ftohtë sonte gjatë natës, sjell shkurtimisht të reshura shiu, që orëve të mëngjesit të së shtunës përzien edhe me reshje bore. Me kalimin e këtij fronti mbi vend depërtojnë masa të ftohta ajrore, që zbresin ndjeshëm temperaturat në fundjavës, sidomos të dielën në mëngjes.
Nga dita e diel mbi rajon shtrihen fusha anticiklonike që favorizojnë kthjellime, e rrymimet e ngrohta ajrore nga Mesdheu rrisin temperaturat maksimale ditën e hënë. Në ditët e para të javës së ardhshme sërish pritet shtim i vransirave, e nga dita e martë dhe mërkurë edhe me reshje shiu, të cilat me rënie të temperaturave edhe mund të përzien me reshje bore mëngjesin e së mërkurës.
Në pjesën e dytë të javës së ardhshme mot i ndryshueshëm, me vransira e diell, e nuk do të mugojnë edhe të reshurat e shiut

Cilësia e ajrit pritet të shënojë përmirësim ditën e shtunë, pasi që qarkullimi i mirë ajror shpërndanë ndotësit ajror, e indeksi zbret edhe në vlera të pranueshme dhe mesatare. Nga e diela mbetet në vlera mesatare, por në raste të qetësisë mund të kaloj më gjatë në vlera të dobëta.

6.03 – Mot i ftohtë dhe me erë. Herët në mëngjes me reshje shiu, që nga rrafshi i Kosovës përzien dhe me reshje bore. Në vise malore borë. Deri në mesdite reshjet pushojnë. Në mbrëmje më ftohtë.
7.03 – Kthjellët dhe me diell. Në mëngjes shumë ftohtë dhe me ngrica.
8.03 – Pas mëngjesit me ngrica, ditën kryesisht me diell. Në mbrëmje vransirat do të shtohen.
9.03 – Kryesisht me vransira. Herët në mëngjes priten reshje të dobëta shiu. Në vise malore me borë.

10.03 – Kryesisht me vransira dhe reshje të dobëta shiu. Herët në mëngjes reshjet e shiut përzien edhe me borë. Në vise malore borë. Temperaturat pësojnë rënie në fundjavë, e deri të hënën sërish në rritje. Më pas me tendencë të rënies. Minimalet zbresin deri në -5C ditën e diel, e në fillim të javës rriten deri në 2C, ndërsa maksimalet të shtunën zbresin në 5C, e të hënën rriten edhe mbi 10C, për të pësuar rënie sërish deri të mërkurën në 5C. Era do të fryj mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme 7-15m/s ditën e shtunë. Nga e diela drejtimesht të ndryshme 3-8m/s.

Shtypja atmosferike në rritje të theksuar mbi vlera normale ditën e shtunë, më pas me tendencë të rënies në ditët e para të javës.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021