Lajme
Çfarë moti na pret deri në fundjavë?

Publikuar
2 vjet më parëmë

Në fundjavë pjesë të një sistemi të shpartalluar frontal nga Evropa veriore do të depërtojnë edhe nga rajoni ynë që sjellin vranësira, e në të njëjtën kohë edhe masa më të ftohta ajrore të cilat zbresin temperaturat nga dita e diel. Të shtunën vonë gjatë natës mund të ketë riga lokale shiu. E në fillim të javës së parë të marsit do të mbajë mot më i ftohtë, me vranësira dhe intervale me diell, me mundësi për riga lokale shiu, e në zona malore ndoshta mundësi për reshje të pakta bore.
Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta edhe gjatë kësaj periudhe, shkaku i motit stabil dhe pa qarkullim të mirë ajror. E në përkeqësim të cilësisë së ajrit do të ndikoj edhe rritja e koncentrimit të pluhurit saharian, që do të jetë prezent gjatë këtyre ditëve. Megjithatë nga fundjava po parashihet të kemi erëra, të cilat do të ndihmojnë në shpërndarjen e ndotësve ajror e cilësia e ajrit do të përmirësohet, ku do të zbres edhe në vlera të mjaftueshme dhe të mira.
25.02 – Mot më i ngrohtë, kryesisht i kthjellët dhe me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave me mundësi për mjegull apo mjegullinë.
26.02 – Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull ose mjegullinë. Ditën ngrohtë, me kthjellime dhe diell.
27.02 – Pas mëngjesit me kthjellime dhe mjegull në ultësira, ditën mbetet mot i butë, me shtim të vranësirave orëve të pasdites dhe mbrëmjes. Më vonë gjatë natës me mundësi për riga lokale shiu.
28.02 – Më ftohtë, pa të reshura, me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell.
1.03 – Pas mëngjesit me ngrica të lehta, ditën ftohtë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu, e në vise më të larta malore reshje të pakta bore.
Temperaturat mbeten të larta deri në fundjavë, e nga dita e diel pësojnë rënie. Minimalet do të luhaten nga 0C deri në 2C, e ditën e hënë zbresin edhe në -2C, e maksimalet luhaten nga 16C deri 18C, e prej ditës së diel zbresin në 8C dhe 7C.
Era do të fryj drejtimesh të ndryshme e lehtë 1-4m/s, e në fundjavë mesatare nga verilindja 5-11m/s.
Shtypja atmosferike mbetet lartë mbi vlera normale dhe do të luhatet mbi ato vlera./pw/

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
