Kosovë
Çfarë çmimi ka kokaina në Kosovë?
Kokaina e cila konsumohet në Ballkanin Perëndimor, është shumë më e pastër se ajo e cila shkon në Evropën Perëndimore.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Sipas një raporti të bërë nga Iniciativa Globale Kundër Krimit Transnacional të Organizuar, çmimi i kokainës në Evropë, varet nga transporti.
Ndër të tjerash, thuhet se shumica e kokainës e cila hyn në Evropë, e ka si pikë transiti, portin e Shqipërisë dhe Malin e Zi, të cilat vijnë përmes Detit Adriatik, në kontejner të frutave apo lëkurave të kafshëve nga Amerika e Jugut.
Kokaina e cila hyn në njërën nga këto dy porte, vjen 90 për qind e pastër, me çmim rreth 30 mijë eurosh, por pasi që lëvizet nga njëri shtet në tjetrin, kokaina përzihet me substanca të tjera për t’i rritur masën dhe i rritet çmimi.
Mirëpo, sipas raportit, kokaina e cila hyn nga Presheva, e arrin vlerën rreth 50 mijë eurosh.
Po ashtu, edhe kokaina e cila hyn nga Serbia në Kosovë, më saktësisht në Mitrovicën e Veriut, arrin vlerën e 50 mijë eurove, kjo për shkak të transportit jo konvencional që e ofron ajo pjesë.
Megjithatë, kokaina e cila konsumohet në Ballkanin Perëndimor, është shumë më e pastër se ajo e cila shkon në Evropën Perëndimore.
Çmimi në Ballkanin Perëndimor, varet edhe nga kualiteti, ku Tirana dhe Podgorica e kanë çmimin më të lartë në rajon, por kanë kualitetin më të mirë.
Për një gram kokainë në Tiranë dhe Podgoricë, çmimi arrin deri në 100 euro.
Kurse në Kosovë, çmimi për një gram kokainë, shkon deri në 70 euro, sipas raportit, njofton Klan Kosova.
Por konsumi i kokainës në Ballkanin Perëndimor, është i ulët duke krahasuar me sasinë e cila hyn dhe del nga këto vende.
Në vitin 2018 dhe 2019, policia e Shqipërisë ka sekuestruar rreth 800 kilogramë, ndërsa në Kosovë vetëm 300 kilogramë.
Mirëpo, në aksionin e së hënës, në Lipjan, janë sekuestruar rreth 400 kilogramë me vlerë tregu 20 milionë euro, sipas Prokurorisë së Kosovës.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
