fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, data dhe orari i hedhjes së shortit

Publikuar

Federata Shqiptare e Futbollit do të hedhë ditën e mërkurë shortin për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë 2023/2024. Më datë 31 janar do të zbardhen çiftet çerekfinaliste të edicionit numër 72.

Departamenti i Garave në FSHF, bën me dije se shorti do të zhvillohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, në sallën e konferencave për shtypin. Dhe do të nisë në orën 11:00.

Lexo edhe:

Shorti do të jetë i hapur për mediet, ndërsa do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e tetë klubeve të kualifikuara deri në këtë fazë. Më konkretisht Egnatia, Partizani, Vllaznia, Tirana, Laçi, Teuta, Kukësi dhe Erzeni.

Për përcaktimin e çifteve çerekfinaliste do të hidhet short i lirë ndërmjet tetë ekipeve të kualifikuara në këtë tur.

Partizani, Tirana, Egnatia dhe Vllaznia janë të pozicionuara në vazon e parë, ndërsa Laçi, Teuta, Kukësi dhe Erzeni ndodhen në vazon e dytë.

Ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje, me dy takime. Sfidat e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve të pozicionuara në vazon e dytë.

Tirana është ekipi rekordmen i Kupës (16), ndërkohë që sezonin e kaluar trofeu i dytë më i rëndësishëm në futbollin shqiptar shkoi për herë të parë në Rrogozhinë.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook