fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Cardinale: Të jesh pronar i Milanit është një stres që nuk e kisha përjetuar më parë!

Publikuar

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka dhënë një intervistë për mediet italiane, ku ka folur për faktin e të pasurit një klub të këtij niveli në botën e futbollit.

Së pari ai theksoi se kushdo që dëshiron të blej një klub së pari duhet të lexoj se çfarë shkruhet e thuhet për të.

Lexo edhe: 

“Për blerjen e çdo lloj kompanie tjetër, përpara se të bëni një ofertë bëni kujdesin e duhur. Nëse blini një ekip sportiv, hidhni një sy shifrave dhe çfarë shkruhet në Gazeta. Ato thjesht ia vlejnë atë që dikush ta dijë për çfarë është i gatshëm të paguajë”-u shpreh numri një i klubit “kuqezi”.

Më tej, duke folur për statistikat e skuadrës, Cardinale deklaroi se e stresojnë në një mënyrë që nuk e kishte përjetuar më parë.

 “Më streson, nëse jam i sinqertë, në një mënyrë që nuk e kam ndjerë kurrë më parë”-shtoi ndër të tjera ai.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook