Lajme
Bytyci: Nga Lezha, Kurti na tregoj së na ka mashtruar për 20 vjet

Zëdhënësi i PDK, Avni Bytyci, ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të LVV, se për bashkimin në mes të Kosovës me Shqipërinë, pengesë është Kushtetuta e Kosovës, që nuk lejon bashkimin e Kosovës më asnjë shtet.
Bytyci, për këtë ka thënë se iu dashtë Kurtit të shkoj në Lezhë, që siç ka thënë ai, të ju tregoj që u ka mashtruar për 20 vite.
“Nga Lezha Albin Kurti po ju tregon se për çështjen e Bashkimit Kombëtar ju ka mashtruar tash e 20 vjet”, ka shkruar Bytyci në faqen e tij në Facebook./tg/

Vazhdo më shumë