fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Buxhovi: Skënderbeu nuk është mit, jo bashkimit Kosovë – Shqipëri – historia të rishkruhet

Ne nuk kemi fuqinë të shkruajmë objektivishit dhe shumë popujve të tjerë historinë ja u kanë shkruar të tjerët

Publikuar

Historiani Jusuf Buxhovi, pasi që Skënderbeun e ka quajtur personazh historik dhe jo mit, dhe ka kundërshtuar bashkimin Shqipëri –Kosovë, siç ka thënë ai në kurriz të komunave veriore, ka kërkuar që historia të rishkruhet pasi sipas tij ndryshojnë gjeneratat dhe ata e shohin sipas një pikëpamje tjetër

Historiani Jusuf Buxhovi ishte i ftuarit i radhës në emisionin “Ku Gabuam” në Euronews Albania. Ai ka folur për historinë shqiptare dhe për rishkrimin e saj.

“Historia duhet të rishkruhet pasi ndryshojnë gjeneratat dhe ata e shohin sipas një pikëpamje tjetër. Gjithë historia e shkruar është mbartur që nga shkrimi, që i kanë bërë historianët gjatë komunizmit dhe shkëputja që do i bëjnë tani krijon mundësi të hapjes së horizonteve dhe është parë që duhet të ndryshojë historia,”- thotë historiani Jusuf Buxhovi.

Historiani Buxhovi ka kërkuar ndër vite rishkrimin e historisë nga ndërkombëtarë dhe në emisionin “Ku Gabuam” tregon arsyen e kësaj kërkese.

“Ne nuk kemi fuqinë të shkruajmë objektivishit dhe shumë popujve të tjerë historinë ja u kanë shkruar të tjerët,” – shprehet z. Jusuf Buxhovi.

Gjatë intervistës historiani tregon më shumë dhe për librin e tij, i cili ka në fokus historinë e Kosovës.

“Libri quhet Kosovë, por ka të bëjë me historinë e Kosovës si qendër e Ilirisë dhe për këtë mbështetem te Dardania. Te ky libër ka rishkrim dhe rishqyrtim të historisë. Kosova është shtet dhe duhet të ketë historinë e vet, por te jetë bërthamë e historisë shqiptare,” – rrëfen historiani Jusuf Buxhovi.

Për historianin Jusuf Buxhovi historianët shqiptarë janë nën diktatin serb, pasi nuk mund të trajtohet Perandoria Bizantine si pushtuese.

“Historianët shqiptarë janë nën diktatin serb. Bizanti nuk mund të trajtohet si pushtuesi se e kanë drejtuar perandorët Iliro-Dardanë. Bizanti është ndërtuar mbi qytetarinë nga arbrit, grekët dhe latinët,” – tregon historiani Jusuf Buxhovi.

Ai ndalet te miti i Skënderbeut dhe e quan një sajim mitin e tij, pasi ai është një personazh historik.

“Miti i Skënderbeut është i sajuar, pasi ai është personazh historik. Për mua është personazh historike dhe është krijuar mjegullim rreth tij. Shteti shqiptar rikthehet në histori me Skënderbeun dhe ka bërë rezistencën, që se ka bërë asnjë tjetër përveç tij. Atë nuk e kanë mitizuar rilindasit, por është treguar si njeri që unifkoi shtetin shqiptar,”- thotë z. Jusuf Buxhovi.

Historiani Buxhovi thotë se Shqipëria u krijua më vonë si komb ndikuar nga ndarja religjionare.

“Shqiptarët kanë qenë në dy religjione dhe kanë qenë të ndarë. Shtetet e tjera të rajonit kanë pasur vetëm një religjion, pra krishtërimin dhe kjo i ndihmoi të krijonin kombin e tyre, ndërsa shqiptarët kanë qenë të ndarë mes dy feve,”- shprehet historiani për “Ku Gabuam” në Euroneës Albania.

Në fund të intervistës u ndal dhe te bashkimi kombëtar dhe për të kemi dy shtet të cilat të duhet të forcohen dhe mos sakrifikohen komunat e Kosovës për këtë qëllim.

“Shtetet duhet të forcohen dhe mos sakrifikohen komunat e Kosovës për bashkimin kombëtar, pasi nëse ndodh kjo i ndajmë nga shtëpia e tyre dhe nuk është e drejtë,”- rrëfen Jusuf Buxhovi.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook