fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Bulizmi i Konicës që e shpërfaqi Kastrati

Konica ka qenë propagandues i çështjes kombëtare, studiues i historisë kombëtare dhe i gjuhës shqipe, botues, publicist dhe diplomat shqiptar

Publikuar

Një satirë, që në përmbajtje me shumë ngjan në një pamflet që flet për një “grua më bark si kadë e më kembë si magjë”, e shkruar para shumë kohës nga Faik Konica, dhe e ri aktualizuar nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, pikërisht në kohën kur po votohej në Kuvendin e Kosovës, Vjosa Osmani, për presidente të shtetit, përveç që ngjalli dyshime që po atribuohej asaj, ajo shpërfaqi para hundëve tona, mos reagimin tonë shoqërore ndaj shkrimeve të tilla nëpër histori, pavarësisht nga kush dhe kur janë shkruar ato.

Ngjarja për të cilën flet Konica në satirë, ishte zhvilluar në pikë kalimin kufitar Zibefq, gjatë rrugëtimit të tij nga Serbia për në Shqipëri. Ai dhe bashkudhëtarët e tij ndalen nga roja kufitare, ku ai dhe të tjerët detyrohen të qëndrojnë për një natë, me arsyetimin së duhet të kontrollohen nga mjeku, mos janë të infektuar me kolerë, meqë ashtu ishte një urdhër nga Stambolli, meqë ishte kohë kolere.

Konica në përshkrim e sipër për bashkë udhëtarët, që pa dëshirën e tyre, ishin detyruar nga autoritet kufitar të qëndrojnë për një natë brenda një “shtëpie të drunjtë”, përdor mjaftë shprehje bulliste dhe ofendime në baza racore gjinore dhe kombësie.

“Ishim nj’a dymbëdhietë veta, nër të cilët një Frënk me të shoqen, edhe gruaja e një ish- ministor bullgar në kabinetin e Stambullofit, pshatarake me një bark si kade e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e piekura , e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit”, e përshkruan Konica ngjarjen.

“Kjo katundare e shkretë e shihte me frikë të qasurin e natës: jo vetëm nuk kish kamare për fëmijët, por s’kish si vënt për të fietur”, vazhdon bulizmin Konica në satirën e tij.

Konica tregon se “Zonja ish-ministoreshë”, në mënyrë bullgare, kthehet në pshat të saj në “Magedoni” bashkë me të dhe me gjashtëmbëdhieté vietsh, e me një vajzë dy vietsh.

Ndoshta rrethanat e kohës, “nuk lejuan” një gjykim ndaj një gjuhe të tillë. Tash i mbetet shoqërisë tonë që bullizma të tillë, pavarësisht a thuhen nga Kastrati apo Konica, të gjykohen, dënohen dhe të largohen nga komunikimi i jonë i përditshëm.

Ndryshe, Faik Konica ka qenë propagandues i çështjes kombëtare, studiues i historisë kombëtare dhe i gjuhës shqipe, botues, publicist dhe diplomat shqiptar.

Lindi në Konicë, në oxhakun e bejlerëve të njohur si Zenelbejllinjtë, i biri i Shahin beut dhe Lalia hanëm Delvinës, i treti ndër katër djemtë, Mehmeti, Rustemi? dhe Hilmiu?. Sipas studjuesit Agron Alibali muaji i lindjes figuron i dokumentuar më pas në prill – ndryshim që ndofta lidhet me ndryshimet në kalendaret e zbatuara në atë kohë dhe më pas.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021