fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Buffon: Sa kampionë te PSG! Të ishin te Juvja do të fitonim 4 Championsa

Publikuar

Gigi Buffon kaloi vetëm një sezon te PSG (2018-2019) dhe më pas u rikthye sërish te Juventusi. Edhe pse nuk qëndroi gjatë në kryeqytetin francez, ish-portieri legjendar e shijoi në maksimum si aventurë.

Skuadra ishte e mbushur me “yje”, por nuk arriti të fitonte Champions League, kompeticion dhe trofe që kampionët e Francës e kërkojnë me dëshpërim prej vitesh. Pasi nuk e kanë fituar kurrë më parë.

Lexoni edhe:

Te Juventusi mendoja se ishim kampionë bote, por pastaj pashë te PSG shumë lojtarë të mëdhenj. Mbappe, Verratti, Thiago Silva… Me ta do të kishim fituar 4 Champions League në Torino”, thekson 46-vjeçari.

Një ndër lojtarët e mëdhenj që nuk e ka fituar kurrë Championsin. Gjithsesi, Buffon u shpreh se nuk është një “plagë” e karrierës së tij, thjesht ndihet keq për tifozët.

Me popullin bardhezi që pret rikthimin e skuadrës së zemrës në majën e futbollit europian prej vitit 1996. Kur “Zonja” triumfonte për herë të dytë dhe të fundit…

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook