fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Buffon: Me “yjet” e Parisit do të kishim fituar katër Champions tek Juvja

Publikuar

Janë të shumta rastet e futbollistëve të mëdhenj që nuk kanë mundur të fitojnë një trofe specifik, diçka që u ka mbetur peng për gjithë jetën. Kjo i ka ndodhur Gianluigi Buffonit me Champions League.

Në një intervistë që dha për kanalin BSMT, në YouTube, të gazetarit Gianluca Gazzoli, ai rrëfen se mosfitimi i kompeticionit më të mirë evropian me Juventusin “nuk ka qenë kurrë një plagë, por më tepër një nxitje për të luftuar çdo vit për një objektiv jashtëzakonisht të madh”.

Pavarësisht se është një nga portierët më të mirë në histori dhe ka luajtur në tri finale të Championsit, kupa me veshë të mëdhenj ka qenë titulli i vetëm që i ka shpëtuar. Në vitin 2003 bardhezinjtë humbën në finale kundër njërit prej rivalëve të tyre më të mëdhenj, Milanit; në vitin 2015 eliminuan Realin e Madridit në gjysmëfinale, por u mposhtën nga Barcelona në finale dhe në 2017 iu nënshtruan Realit.

Lexoni edhe:

Karriera e tij e gjerë profesionale është zhvilluar në vetëm tri klube: Juventus, Paris Saint-Germain dhe Parma. Në intervistë, Buffon reflekton për ekipin që gjeti kur mbërriti në Francë.

“Tek Juventusi mendova se ishim më të mirët në botë, pastaj pashë të gjithë ata lojtarë bashkë: Mbappe, Verratti, Thiago Silva… Me ta në Torino do të kishim fituar katër Champions”, rrëfen ai.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook