fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Britaniket rrezikojnë të mos marrin pjesë në botërorin Katari 2022

Publikuar

Masat e rrepta që Qeveria Britanike ka marr kundër Covid -19 mund ta rrezikojnë pjesëmarrjen e kombëtares se Britanisë së Madhe për eliminatorët e botërorit 2022.

The Sun shkruan se nëse miratohen masat e rrepta të cilat kërkojnë që cdo person që hyn në Angli, kushdo qoftë ai, qoftë edhe sport profesionist, të karantinohet për 10 ditë nëpër hotele, atëherë do të rrezikohet pjesëmarrja në kampionatin botëror Katar 2022. Kjo do të ja bënte të pamundur Anglisë zhvillimin e ndeshjeve kundër Shqiperisë, Polonisë dhe San Marinos .

Nëse ndodh kjo Anglia do t’i humbiste ndeshjet në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe nuk do të ishte e mundur të merrte pjesë në Botëror.