Lajme
Brenda 24 orëve, dy raste të dhunës në familje

Policia në raportin 24 orësh ka raportuar dy raste të dhunës në familje, një në Prishtinë dhe një në Ferizaj. Sipas policisë, viktima femër ka raportuar se pas disa mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj me të cilin është në proces shkurorëzimi është kanosur nga i njëjti.
Gjithashtu në një raste tjetër në Ferizaj, Policia ka raportuar së është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimë femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Tipografi/

Vazhdo më shumë