fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Borrell: Kosova dhe Serbia ta shfrytëzojnë momentumin e ri

Kemi një momentum të ri dhe na duhet ta shfrytëzojmë atë”, ka thënë ai, duke thënë se kjo mundësi vlen për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Publikuar

Para takimit trepalësh, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell ka thënë se është i vetëdijshëm që procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të jetë i lehtë, mirëpo angazhimi i të dyja palëve është i domosdoshëm për popujt e dy vendeve.

Borrell ka thënë se gëzohet që takimi po zhvillohet në kohën e njëjtë kur Bashkimi Evropian takohet me presidentin amerikan, Joe Biden.

 “Kemi një momentum të ri dhe na duhet ta shfrytëzojmë atë”, ka thënë ai, duke thënë se kjo mundësi vlen për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Është një rast në BE për diskutimet në Ballkanin Perëndimor dhe është me rëndësi për rajonin që ta shfrytëzojë këtë rast. Dhe ky është rast për tërë rajonin e jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, sepse këto raporte janë të rëndësishme për tërë rajonin. Për stabilitetin afatgjatë, përparimin ekonomik. Përpjekjet tjera pa marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë do të jenë të rrezikuara”, ka thënë Borrell duke shprehur pritje për një takim konstruktiv.

Borrell ka thënë se është e qartë se rezultatet e dialogut Kosovë-Serbi shtrojnë rrugën për të ardhmen evropiane për të dyja palët.

“Dialogu ka prodhuar rezultate për qytetarët e tyre. Si shembull, integrimi i policisë dhe sistemit të drejtësisë në veri të Kosovës në sistemin e Kosovës. Mbledhja e tarifave doganore nga tregtia me Serbinë apo edhe pjesëmarrja si anëtar i plotë në organizata të ndryshme rajonale si dhe iniciativa”, ka thënë Borrell.

Zyrtari i BE-së ka thënë mes tjerash se blloku evropian dhe vetë ai presin përparim të shpejtë në procesin e dialogut, për ta lënë të kaluarën mbrapa dhe të arritur marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim marrëdhëniesh.

Para takimit trepalësh, zyrtarët e BE-së kanë zhvilluar takime të ndara me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq.

Shefi i ekipit negociator të Serbisë, Petar Petkoviq, para takimit të Kurtit me Vuçiqin, ka thënë se po i transmeton fjalët e presidentit serb, i cili, sipas tij ka thënë se Beogradi është i gatshëm për dialog, por që i intereson edhe përparimi në këtë proces.

“BE-ja bashkëpunon ngushtë me SHBA-në për çështjen e Kosovës, gjë që edhe më shumë e vështirëson pozicionin tonë, por ne do të luftojmë”, ka theksuar Petkoviq.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook