Lajme
Borrell i kthehet temës së dialogut Kosovë-Serbi: Nuk jemi arbitër, por shumë më tepër se kaq
“Ne nuk jemi ndërmjetës, nuk jemi as arbitër, jemi shumë më tepër se kaq sepse të dy vendet duan të bëhen anëtarë të BE-së. Kemi levën në dorë”

Publikuar
3 muaj më parëmë

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell në një intervistë për portalin “euractiv” i është rikthyer sërish dialogut Kosovë-Serbi.
Ai ka thënë se blloku 27 anëtarësh nuk është vetëm një ndërmjetës në dialogun Kosovë-Serbi.
“Ne nuk jemi ndërmjetës, nuk jemi as arbitër, jemi shumë më tepër se kaq sepse të dy vendet duan të bëhen anëtarë të BE-së. Kemi levën në dorë”.
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ndërmjetësoi tetë orë bisedime të pafrytshme të hënën me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, në një përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshje rreth targave të makinave që kanë shtuar tensionet në veriun e Kosovës.
Me 1 nëntor Qeveria e Kosovës filloi zbatimin shkallë-shkallë të vendimit për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia, me gjithë thirrjet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për shtyrjen e afatit.
Serbët u tërhoqën nga të gjitha institucionet vendase me 4 nëntor.
Sipas vendimit të qeverisë nga e marta më 22 nëntor fillon periudha e gjobitjes së atyre që nuk i kanë konvertuar targat e makinave.
Borrell tha pas takimit të së hënës se të dy udhëheqësit kanë përgjegjësinë “për të shtensionuar situatën”, por se të dyja palët kanë treguar mungesë respekti për detyrimet e tyre ligjore ndërkombëtare.
“Dhe kjo vlen posaçërisht për Kosovën. Kjo dërgon një sinjal politik shumë negativ”, tha Borrell./Telegrafi/
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
