fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Borrell darkon me 6 udhëheqësit ballkanik, Brnabic asnjë komunikim me Kurtin

Kryeministrja e Serbisë, Brnabic tha se nuk ka shkëmbyer asnjë fjali të vetme me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, por që të dy kanë marrë pjesë së bashku në darkë.

Publikuar

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell mirëpriti në një darke informale gjashtë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor. Të pranishëm në këtë darkë ishin kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Kosovës Albin Kurti, i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic, presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç dhe kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnjës e Hercegovinës

Në këtë takim u diskutua mbi të ardhmen e rajonit dhe sfidat kryesore me të cilat përballet. I pranishëm në darke ishte dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Várhelyi.

Sipas njoftimit të Komisionit Europian në këtë takim pati një reflektim strategjik mbi mënyrat për të përshpejtuar reformat dhe përmbushur pritjet e qytetarëve për integrimin në BE.

Udhëheqësit konfirmuan angazhimin e tyre të fortë për bashkëpunimin rajonal dhe ranë dakord të vazhdojnë të adresojnë sfidat globale, të tilla si pandemia Covid-19.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi me herët takime bileterale me përfaqësuesin e lartë të BE për politike të Jashtme dhe Sigurinë, Borell, me komisionerin për Zgjerim dhe me te dërguarin e BE-së për bisedimet Prishtinë –Beograd.

Zoti Borrell tha se takimi joformal ishte në funksion të diskutimeve rreth sfidave më të cilat përballet rajoni, që sipas tij “ka rëndësi strategjike për gjithë Bashkimin Evropian”.

Ndër sfidat më të mprehta është ajo e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë- Serbi.

Ndërkohë që bisedimet mund vazhdojnë nga mesi i muajit qershor kur pritet të mbahet takimi i parë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Do të jetë takim për të diskutuar se si do të vazhdohet me dialogun, me çfarë agjende. Kemi nevoje të dakordohemi për procesin përpara, nuk mund të vazhdojmë si në vitet e kaluara dhe me qeveritë e kaluara, duam dialog me parime dhe të përgatitur mirë”, tha kryeministri Kurti duke nënvizuar se thelbi është ajo që e ka thënë presidenti i ri amerikan Joe Biden dhe udhëheqës të tjerë botërorë se zgjidhja e ka emrin në formën e togëfjalëshit, “njohje e ndërsjellë”.

Kryeministri Kurti tha se gjatë diskutimeve dhe takimit me zotin Borrell ka vënë theksin tek çështja e liberalizimit te vizave për Kosovën, e cila është vendi i vetëm në rajonin e Evropës Juglindore që nuk është përfshitë në regjimin e udhëtimit pa viza.

Kryeministrja e Serbisë, Brnabic tha se nuk ka shkëmbyer asnjë fjali të vetme me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, por që të dy kanë marrë pjesë së bashku në darkë.

E pyetur nëse është folur për “non-papers” gjatë darkës, Brnabic ka pohuar se është folur për këtë çështje, por jo në detaje.

Ajo tha se kjo çështje u përmend vetëm si një gjë që mund të lëkundë stabilitetin rajonal të fituar me vështirësi.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021