Kuriozitete
Bombarduesi i Luftës II-të Botërore gjendet në fund të Detit Adriatik

Publikuar
2 vjet më parëmë

Ajo dikur mbizotëronte në qiellin mbi Evropën e shkatërruar nga lufta, por kjo kala fluturuese B-17 është ende duke tërhequr vëmendjen ndërsa qëndron 200 metra nën sipërfaqen e Detit Adriatik. Këto imazhe të reja mahnitëse tregojnë se si bombarduesi gjigant i Luftës së Dytë Botërore, numri serial 44-6630, mbetet një nga rrënojat më të ruajtura të një B-17.
Fotografi dhe zhytësi profesionist sllovak, Martin Strimska, realizoi verën e kaluar disa fotografi të jashtëzakonshme, të cilat i publikoi vetëm së fundmi. “Është një mrekulli të humbasësh brenda këtij avioni. Jam shumë i lumtur që munda të realizoj këto fotografi”, tha sllovaku, raporton dailymail.
Aeroplani i bërë nga Boeing ishte në një mision bombardimesh në Vjenë si pjesë e përpjekjes Aleate për të çliruar Evropën e Nazistëve kur bëri udhëtimin e tij të fundit, fatal, në 6 nëntor 1944.
Nën zjarrin e rëndë kundër-ajror, aeroplani u ul në Detin Adriatik – 31 milje (50 km) nga bregu kroat pranë fshatit Rukavac. Të gjithë, përveç një prej ekuipazhit të saj, i mbijetuan uljes.
Ajo tani është një atraksion për zhytësit, të cilët dëshmojnë B-17 në pothuajse të gjithë lavdinë e saj. Hunda e saj është shtypur, por kabina e pilotit është e dukshme pasi xhami i përparmë është copëtuar.
Rrotat e aeroplanit kanë filluar të zhyten në shtratin e detit – duke ngritur pikëpyetje se sa kohë do të mbeten rrënojat para se të shpërbëhen. Motorët dhe krahët e tij janë të mbuluar me alga, rërë dhe krustace të ngordhura.
Aeroplani i fortë me katër motorë u ndërtua për Korpusin e Ushtrisë Ajrore të Shteteve të Bashkuara (USAAC) gjatë një periudhe kur motorët binjakë ishin normë./tg/

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
