Shqipëri
Bllokimi i fluturimeve në Rinas, Rama: Meta dhe Berisha duan të kthejnë kaosin në vend
68 kontrollorët e kompanisë AlbControl kanë ndalur punën me arsyetimin se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje dhe janë deklaruar” të paaftë për punë”.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorët e zonës në Dropullit në Gjirokastër u shpreh se me bllokimin e punës në aeroportin “Nënë Tereza”, u bllokua edhe ardhja e vaksinave.
“E gjithë nata ka qenë pa gjumë, që të mbanim sasinë e vaksinave që të mos shkonte në një shtet tjetër”, u shpreh kreu i qeverisë para qytetarëve. Ndërkohë Rama sulmoi presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilët tha se bënë një sulm çmendurak me qëllimin që të rikthenin kaosin në vend.
“Ilir Meta dhe Sali Berisha janë aty pas derës për t’u futur në shtëpinë e secilit dhe ata janë gati për të bërë atë që bënë, një sulm çmendurak për të kthyer kaosin dhe fantazmën e rrëmujës në Shqipëri duke marrë peng aeroportin”, theksoi ai.
“Nuk na kapën gafil, nuk do e lejojmë këtë, kanë gjetur qeverinë dhe kryeministrin më të gabuar. Ajo që ka ndodhur është një kambanë alarmi për të gjithë”, shtoi kreu i qeverisë.
Që prej ditës së djeshme në aeroportin e Rinasit janë të bllokuara të gjitha fluturimet. 68 kontrollorët e kompanisë AlbControl kanë ndalur punën me arsyetimin se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje dhe janë deklaruar” të paaftë për punë”.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm u shoqëruan 28 kontrollorë, por shumica e tyre u liruan pas disa orësh. Aktualisht në mjediset e Drejtorisë së Policisë po qëndrojnë vetëm tre kontrollorë.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
