fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Blinken Vuciqit: S’ke rrugë tjetër, përveç njohjes së Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë për qëllim një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Serbisë dhe Kosovës duke qenë e përfshirë edhe njohja reciproke mes dy vendeve.

Publikuar

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Anthony Blinken, i ka dërguar një letër Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në të cilën i ka kërkuar ta njohë Kosovën.

Letra e cila është publikuar nga mediumi serb “Novosti” ishte dërguar më 23 shkurt tek presidenti serb, në të cilën thuhet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë për qëllim një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Serbisë dhe Kosovës duke qenë e përfshirë edhe njohja reciproke mes dy vendeve.

“Normalizimi i plotë i marrëdhënieve do ta çojë përpara të ardhmen evropiane të të gjithë rajonit. Unë e mirëpres udhëheqjen e vazhdueshme të Serbisë në integrimin ekonomik rajonal, i cili mund të inkurajojë më tej vendet e Ballkanit Perëndimor për të zbatuar reformat e nevojshme për rritjen dhe prosperitetin”, thuhet në letër, shkruan Novosti.

Vazhdo më shumë