fbpx
Lidhu me Ne!

Kuriozitete

Blen tiketë lotarie për ditëlindje, fiton 50 mijë dollarë

Ai ia atribuoi fitoren disa mendimeve pozitive të frymëzuara nga një bisedë me motrën e tij.

Publikuar

Një burrë nga Maryland i cili festoi ditëlindjen duke blerë biletë llotarie, përfundoi me një dhuratë të vonuar kur fitoi 50 mijë dollarë.

James Pitt, 57 vjeç nga New Carrollton, u tha zyrtarëve të Maryland Lottery se ai luan të njëjtin grup numrash sa herë që hyn në shortin Bonus Match 5 dhe merr pjesë pothuajse çdo ditë.

Pitt tha se një biletë Bonus Match 5 ishte midis shumë biletave të llotarisë që ai bleu nga Gem Liquors në Lanham në ditëlindjen e tij, dhe bileta i doli fituese e çmimit të parë me 50 mijë dollarë.

“Kur kontrollova rezultatet në aplikacionin tim të llotarisë, nuk mund ta besoja atë që po shihja”, kujton Pitt. Ai tha se e thirri gruan e tij për të konfirmuar atë që po shihte.

“Pastaj ne shkuam në një dyqan për ta skanuar dhe atje na u konfirmua përsëri – ne kishim fituar 50 mijë dollarë”, tha Pitt.

Ai ia atribuoi fitoren disa mendimeve pozitive të frymëzuara nga një bisedë me motrën e tij.

“Unë po flisja me të për argëtimin që kam duke luajtur llotari, por që nuk e prisja kurrë të fitoja”, tha ai. “Duhet të jesh optimist” këmbënguli ajo. Kështu, vendosa ta provoj”.

Pitt tha se ai e thirri motrën e tij pas fitores për ta falënderuar atë për bisedën.

“Nuk do t’i blija ato bileta nëse nuk do të kisha folur me motrën time, nëse ajo nuk do të më kishte vënë mua në një kornizë më të mirë mendore” tha Pitt.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook