fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Bislimi flet për dosjen e dialogut-atë të Brukselit dhe atë që e ka gjetur në Prishtinë

Bislimi, deputetëve ua ka prezantuar dosjen nga emisari i Bashkimit Evropian për Dialog, Miroslav Lajçak dhe atë që e kanë trashëguar nga qeveritë e kaluara.

Publikuar

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka raportuar para deputetëve në Komisionin për Punë të Jashtme. Ai deputetëve ua ka prezantuar dosjen nga emisari i Bashkimit Evropian për Dialog, Miroslav Lajçak dhe atë që e kanë trashëguar nga qeveritë e kaluara.

Ai ka thënë se në dosjen e trashëguar nuk ka asgjë substanciale, por vetëm tregojnë për mbajtjen e takimeve, shkruan RTK. Bislimi ka treguar se është takuar me Veton Surroin, Blerim Shalën dhe Skënder Hysenin. Megjithatë, Besnik Bislimi thotë se takimin me të e ka refuzuar Edita Tahiri.

“Hapi i parë që kemi marrë ka qenë grumbullimi i informacioneve, kam pas dokumente sporadike. Kam taku ish-negociatorët. Kam takuar z.Surroi, z.Shala po edhe z.Hyseni, kam provuar që të takojë edhe Edita Tahirin po ajo ka refuzuar që të takohet me arsyetimin se çështja është e ndjeshme. Z.Hyseni na ka thanë se është përgatitë një dosje komplete, që iu është dorëzuar qeverisë së re, por, kjo dosje nuk ka ekzistuar”.

Deputetja e PDK-së, Ariana Shoshi ka thënë se ftesë për raportim është dashur t’i dërgohet edhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Shoshi ka thënë se PDK nuk ka pranuar as një raport nga Qeveria për çështjen e dialogut. Kurse kryetari i Komisionit, Haki Abazi ka thënë se Gërvalla do të ftohet një ditë tjetër.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021