fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

BIK: Sot nëpër xhami do të ligjërohet për rëndësinë e vaksinimit

Në kuadër të ligjëratës së ditës së xhuma (dt.23.07.2021) ftojmë që t’i bëhet thirrje xhematit (dhe nëpërmes tyre familjarëve të tyre) që t’i përgjigjen thirrjes së Qeverisë së Kosovës për vaksinim kundër virusit Covid-19, si dhe si masë parandaluese kundër infektimit me variantin e ri të koronavirusit, të ashtuquajtur varianti indian Delta

Publikuar

Në xhamitë e Kosovës do të ligjërohet për rëndësinë e vaksinimit kundër COVID-19, kështu ka bërë të ditur Bashkësia Islame e Kosovës, e cila përmes një statusi në Facebook ka thënë se në kuadër të ligjëratës së ditës së xhuma, do të ftojnë që t’i bëhet thirrje xhematit dhe nëpërmes tyre familjarëve të tyre që t’i përgjigjen thirrjes së Qeverisë së Kosovës për vaksinim kundër virusit Covid-19.

“Në kuadër të ligjëratës së ditës së xhuma (dt.23.07.2021) ftojmë që t’i bëhet thirrje xhematit (dhe nëpërmes tyre familjarëve të tyre) që t’i përgjigjen thirrjes së Qeverisë së Kosovës për vaksinim kundër virusit Covid-19, si dhe si masë parandaluese kundër infektimit me variantin e ri të koronavirusit, të ashtuquajtur varianti indian Delta, i cili paraqet rrezikshmëri shumë më të lartë për shëndetin se sa ai aktual’, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Kujtojmë se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 333.705 doza të vaksinës.

Deri më sot 99.377 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021