fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Betisi prezanton ish-in e Milanit dhe Arsenalit: Do të jap më shumë se ç’pritet nga unë

Publikuar

Sokratis Papastathopoulos u prezantua mëngjesin e kësaj të hëne si përforcim për Betisin deri në qershor të vitit 2024.

I shoqëruar nga presidenti i klubit, Ángel Haro, dhe drejtori sportiv, Ramón Planes, qendërmbrojtësi u zyrtarizua në “Luis Del Sol Sports City” si lojtar i ri për skuadrën andaluze.

Mbrojtësi 35-vjeçar, i cili do të mbajë në shpinë numrin 19, garantoi se do të japë gjithçka nga përvoja e tij në sfidën e re.

Lexo edhe:

“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe mund të ndihmoj ekipin, veçanërisht pas lëndimit të mikut tim Bartra. Jam këtu për të ndihmuar me përvojën time dhe për t’i shtuar cilësi fazës mbrojtëse. Jam i bindur se do të jap më shumë nga sa pritet nga unë. Më duhet vetëm pak kohë për t’u përshtatur”, tha futbollisti i kombëtares greke.

Sokratis debuton në ligën spanjolle, me Betisin, pas periudhave në disa liga evropiane. Në Itali përfaqësoi Genoan dhe Milanin, në Gjermani luajti për Werder Bremenin dhe Dortmundin, në Angli për Arsenalin dhe në Greqi veshi fanellat e AEK-ut, Niki Volosin dhe Olympiakosin.

 

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook