fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Bërnabiq: Nuk shkëmbyem asnjë fjali me Kurtin, darka ishte korrekte dhe s’pati provokime

E pyetur nëse është folur për “non-papers” gjatë darkës, Brnabiq ka pohuar se është folur për këtë çështje por jo në detaje

Publikuar

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, pas darkës tradicionale në Bruksel me udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka thënë se atmosfera ishte fer dhe se nuk kishte provokime.

Brnabiq tutje tha se nuk ka shkëmbyer asnjë fjali të vetme me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, por që të dy kanë marrë pjesë së bashku në darkë.

“Nuk kemi shkëmbyer asnjë fjali të vetme në mënyrë të drejtpërdrejtë, por kemi marrë pjesë së bashku dhe atmosfera ishte korrekte, nuk kishte provokime”, tha Brnabiq, raporton Tanjug, përcjell KlanKosova.tv.

E pyetur nëse është folur për “non-papers” gjatë darkës, Brnabiq ka pohuar se është folur për këtë çështje por jo në detaje.

Ajo tha se kjo u përmend vetëm si një gjë që mund të lëkundë stabilitetin rajonal të fituar me vështirësi.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021