fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Bërnabiç pajtohet me Borrellin: Të respektohet ‘Marrëveshja e Brukselit’ për targa

Sipas saj serbët nga Kosova kërkojnë që Prishtina të fillojë zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, të nënshkruar në vitin 2013, e cila garanton BE-në se do të respektohen të gjitha marrëveshjet që kanë të bëjnë me targat e veturave, të cilat janë nënshkruar më herët.

Publikuar

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka deklaruar se serbët e Kosovës kërkojnë vetëm respektimin e Marrëveshjes së Brukselit në lidhje me targat.

Bërnabiç tha se pajtohet  me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i cili tha se 21 nëntori nuk duhet t’i gjejë Kosovën e Serbinë pa një marrëveshje në lidhje me këtë çështje.

“Partnerët tanë evropianë dhe partnerët tanë në SHBA nuk mund të tolerojnë më shkelje të njëanshme të të gjitha marrëveshjeve që janë nënshkruar dhe shpresoj se një marrëveshje me siguri do të arrihet”, tha kryeministrja e Serbisë për Tanjug.

Sipas saj serbët nga Kosova kërkojnë që Prishtina të fillojë zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, të nënshkruar në vitin 2013, e cila garanton BE-në se do të respektohen të gjitha marrëveshjet që kanë të bëjnë me targat e veturave, të cilat janë nënshkruar më herët.

“Kemi punuar shumë për ta ndërtuar Serbinë dhe pastaj Kosova e Kurti kthehen për të zgjidhur disa gjëra, të cilat janë tashmë të zgjidhura”, tha ajo, e cila shtoi se sipas saj, të gjithë presin që Serbia të jetë gjithmonë fleksibile dhe tolerante tej mase.

Kujtojmë se dje ishte Borrell ai që kërkoi nga Kosova e Serbia t’i ulin tensionet dhe para datës 21 nëntor, datë kjo kur hyn në fuqi hapi tjetër i vendimit të Qeverisë së Kosovës ku hynë në fuqi masa e dënimeve për të gjithë ata që s’i konvertojnë targat ilegale në ato legale./euronews.al /

Vazhdo më shumë