Yjet
Ben Affleck dhe Jennifer Lopez në lidhje dashurie?

Publikuar
2 vjet më parëmë

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez tani nuk fshihen më dhe duket se po e shijojnë romancën e tyre në maksimum.
Dyshja e famshme nuk la më vend për dyshime me fotot e reja ku shfaqen duke u përqafuar me njëri-tjetrin, ndërsa po shkonin për një darkë romantike, transmeton Gazeta Express.
Çifti u fotografua me krahët e mbështjellë rreth njëri-tjetrit, teksa u futën në një restorant në West Hollywood. Madje, në një moment, këngëtarja vendosi kokën në gjoksin e Affleck.
Të dy mbërritën në restorant së bashku, në makinën e Affleck, dhe gjithashtu dukej se ishte edhe një person i tretë në vendin e pasmë. Kjo është hera e parë që aktori dhe ylli i popit shihen kaq të afërt publikisht, ndërkohë që të gjitha mediat rozë po flasin për ta.

Affleck dhe Lopez, të cilët ishin të fejuar në vitet 2000, filluan të takoheshin përsëri në prill të këtij viti. Romanca e tyre është rindezur pas ndarjes së J.Lo nga Alex Rodriguez./tipografi/
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
