Lajme
Bekim Haxhiu me akuza të rënda ndaj Xhelal Sveçlës: Është dezertor, ka ikë prej luftës

Publikuar
2 vjet më parëmë

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu e ka quajtur dezertor ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçlën, lidhur me raportimet se ai ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Haxhiu ndërsa komentoi reagimet e Sveçlës, në KlanKosova, rreth rastit të arrestimit të ish-kryetarit të OVL-UÇK-së, Faik Fazliut, tha se deklaratat e tilla janë tejet shqetësuese.
”Duket sipas deklaratave edhe të vet Faik Fazliut, që edhe në stacion të policisë ka pasur kërcënime se ”Çka lyp ti në Prizren?. Për mua më shqetësuese bën deklarata e ministrit të Punëve të Brendshme, [Xhelal Sveçla] apo kryepolicit të Kosovës, që invalidin e luftës e parafrazon si të fortë”, tha Haxhiu.
”Për këtë pushtet, për Lëvizjen Vetëvendosje, invalidi i luftës nuk është person i cili ka sakrifikuar gjymtyrët e trupit për lirinë e atdheut. Por, është mendësi apo koncept që invalidi i luftës është i forti”.
”Një reagim edhe më skandaloz ishte, reagimi i burrit të ministrit të Drejtësisë. Besoj shumë që atë reagim nuk e ka bërë burri i ministres, por e ka shkruar dikush në emër të tij, por dikush nga byroja politike e Lëvizjes Vetëvendosje”.
Haxhiu është pyetur se a ishte pjesë e UÇK-së, Xhelal Sveçla, transmeton Gazeta Express.
” Po raportohet tash se Sveçla ka qenë pjesëtar i UÇK-së? – A ka qenë, a s’ka qenë?”, është pyetur ai.
”Po e njoh unë sa ka qenë pjesëtar i UÇK-së”.
”Ai ka qenë në zonën ku kam qenë unë. Xhelal Sveçla është dezertor. Ai ka qenë në gusht të ’98-ës, në pikën te Berant në Klinë të Epërm, edhe në shtator ka ikë”.
”Ligji për dezertor e përcakton se s’mund ta ketë statusin e veteranit”.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
