Në vazhdimin e seancës për zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi ka arritur të siguroj kuorumin e nevojshëm për të kaluar në raundet e radhës të votimit. Në procesin e votimit kanë marr pjesë 81 deputet.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë filluar që të vijnë në seancën plenare.
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e presidentit është Vjosa Osmani, e cila në këtë garë, për kundërkandidat do të ketë Nasuf Bejtën.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se beson se e kanë kuorumin e nevojshëm prej 80 deputetësh për zgjedhjen e presidentit.
Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave e që i bie 80 vota për të deputetëve.