fbpx
Lidhu me Ne!

Botë

BE vendos synim të ri për zvogëlim të gazrave serrë

Qeveritë e bllokut evropian dhe parlamenti do të duhet të miratojnë edhe formalisht ligjin, mirëpo marrëveshja politike tregon se ai do të miratohet, pavarësisht kundërshtimeve të të Gjelbërve.

Publikuar

Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar për një projektligj rreth klimës, që mund të zvogëlojë emetimet e gazrave serrë për të paktën 55 për qind deri më 2030.

Përfaqësuesit e 27 qeverive, Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian, kanë arritur këtë marrëveshje më 21 prill, pas disa muajsh negociata. “Ky është moment historik për BE-në dhe sinjal i qartë për botën: përkushtimi ynë ndaj neutralitetit klimatik në BE do të drejtojë politikat tona në 30 vitet e ardhshme”, ka thënë nënpresidenti i Komisionit Evropian Frans Timmermans, i cili është i ngarkuar me çështje klimatike.

Qeveritë e bllokut evropian dhe parlamenti do të duhet të miratojnë edhe formalisht ligjin, mirëpo marrëveshja politike tregon se ai do të miratohet, pavarësisht kundërshtimeve të të Gjelbërve.

Objektivi i ri përbën rritje prej synimit të vënë më parë për zvogëlim për 40 për qind të emetimeve që nxisin ngrohjen globale, në krahasim me nivelet e viteve 1990.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë publike këtë javë objektivat për zvogëlim të gazrave serrë. Presidenti amerikan Joe Biden do të jetë nikoqir i një samiti për klimën më 22 prill. Pjesë e samitit do të jenë shumë liderë botërorë.

Vazhdo më shumë