fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

BE thotë se në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka përmirësim raportesh

Publikuar

Në 10-vjetorin e nisjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që zhvillohet në Bruksel, Bashkimi Evropian ka thënë se ky proces ka sjellë ndryshime të qarta për qytetarët në Kosovë dhe rajon.

Por, zëdhënësi i bllokut evropian Peter Stano, ka thënë se tani ka ardhur koha që dialogu të përmbyllet me një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Ai ka rikujtuar të hënën edhe vizitën e përfaqësuesit të posaçëm për dialog Miroslav Lajlak në rajonin e Ballkanit javën e kaluar, për të parë se si e shohin palët dialogun dhe vazhdimin e tij.

“Pati pajtim të plotë se dialogu nuk ka alternativë dhe se ai duhet të vazhdojë. Qëllimi i dialogut ishte që t’i afrojë palët drejt të ardhmes evropiane. Pra, si për Beogradin, ashtu edhe për Prishtinën, të ketë përparim në rrugën e tyre evropiane. Rruga evropiane shkon përmes dialogut” ka thënë mes tjerash Stano.

Në pyetjen rreth deklaratave të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit, për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, Stano ka thënë se BE-ja “nuk i komenton deklaratat e liderëve nëpër media”, por ka shtuar se “në përgjithësi qëndrimi i BE-së është se pret nga liderët që me shembullin e tyre personal të punojnë drejt pajtimit dhe frymës konstruktive dhe mirëbesimit në rajon”.

Ai e ka evituar në këtë mënyrë edhe pyetjen direkte se a është bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, diçka që BE-ja e kundërshton.

“Siç kemi thënë disa herë, qëllimi kryesor i dialogut është të arrihet marrëveshja për normalizimin gjithëpërfshirës të raporteve, e pranueshme për të dyja palët, sipas standardeve të BE-së, dhe e cila do të kishte ndikim pozitiv në rajon”, ka deklaruar zëdhënësi i BE-së./tg/

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021