fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

BE me projekt të ri për të ndihmuar vaksinimin në Ballkan

Publikuar

Bashkimi Evropian ka njoftuar për nisjen e një projekti të ri për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor në imunizimin e popullatës kundër koronavirusit të ri.

Sipas një njoftimi të Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, projekti është në vlerë të mbi 7 milionë eurove dhe do të realizohet në partneritet me Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Me këtë projekt të ri që në partneritet me OBSH-në mbështet fushatat e vaksinimit në Ballkanin Perëndimor, BE-ja vazhdon ta përmbushë zotimin e saj për t’i mbështetur partnerët tanë për trajtimin e pandemisë që nga fillimi i saj.

Projekti i shtohet paketës sonë prej 70 milionë eurosh për të mbështetur qasjen në vaksina për rajonin dhe për të siguruar pajisjet e nevojshme për fushatat”, citohet të ketë thënë Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi.

Vetë Bashkimi Evropian është përballur me vonesa të furnizimeve me vaksinën kundër koronavirusit. Disa vende anëtare kanë kritikuar Komisionin Evropian për vonesat.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka pranuar gabimet në strategjinë për të siguruar vaksina të mjaftueshme për 447 milionë qytetarët e Bashkimit Evropian.

“Ne ende nuk jemi ku duam të jemi. Kemi qenë të vonshëm në autorizim. Ne kemi qenë shumë optimistë kur kemi pasur të bëjmë me prodhim masiv dhe ndoshta kemi pasur shumë vetëbesimin se ajo që e kemi porositur mund të dërgohej në kohë”, ka thënë von der Leyen para Parlamentit Evropian më 10 shkurt.