Lajme
BE me kërkesë specifike për Kosovën

Publikuar
2 vjet më parëmë

Kandidati i LVV-së për kryeministër, Albin Kurti ka thënë se dialogu është ‘prioritet i gjashtë apo i shtatë’, gjë e cila nuk është pritur mirë në BE. Zyrtarët e këtij institucioni, që e ndërmjetësojnë dialogun, nuk janë përgjigjur saktësisht në pyetjet e Radios Evropa e Lirë, nëse BE-ja është e gatshme të ndryshojë qasjen në dialog, por kanë kërkuar angazhim për të përmbyllur marrëveshjen për normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.
“Ne po presim formimin e qeverisë së re dhe pos tjerash, ne presim që autoritetet e reja në Prishtinë të angazhohen në mënyrë konstruktive në vazhdimin e takimeve të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe që të shfrytëzojnë rastin që kanë para vetes për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, tha për Radion Evropa e Lirë, njëri nga zëdhënësit e BE-së, Peter Stano.
BE-ja e ka emëruar përfaqësuesin special për dialogun, diplomatin sllovak Mirosllav Lajçak, për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme, që synim final ka normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por, aty nuk përmendet njohja e ndërsjellë, siç kërkon në vazhdimësi lidershipi kosovar./tg/
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
