Lajme
BE, lavdëron Kurtin
Angazhimi serioz i z. Kurti për të vazhduar bashkëpunimin në mënyrë konstruktive me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit Special do të vlerësohet shumë brenda BE-së.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Këshilli i Bashkimit Evropian ka përpiluar raportin për darkën joformale të liderëve të Ballkanit Perëndimor, ku mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Një prej pikave në raportin e BE-së, flet për bashkëpunimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me Gjykatën Speciale.
Raporti i BE-së, thekson se blloku e vlerëson shumë bashkëpunimin konstruktiv të Kurtit me Dhomat e Specializuara.
Veç kësaj, përmendet se Kurti ka shprehur gatishmërinë për ta mbështetur zgjatjen e mandatit të misionit të EULEX-it në Kosovë.
“Angazhimi serioz i z. Kurti për të vazhduar bashkëpunimin në mënyrë konstruktive me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit Special do të vlerësohet shumë brenda BE-së. Gatishmëria e tij për të mbështetur zgjatjen e mandatit të EULEX-it është e mirëseardhur dhe hap i rëndësishëm që do të ndihmojë Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit Special për të përmbushur mandatin e tyre në Kosovë”, thuhet në raportin e BE-së, shkruan RTK.
Ky dokument i është dërguar të gjitha shteteve anëtare të BE-së, për t’i informuar rreth mbarëvajtjes së takimit.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
