Lajme
BE-ja kërkon ndaljen e menjëhershme të tensioneve në veri
BE-ja është në kontakt me Prishtinën dhe Beogradin për situatën e krijuar.

Publikuar
1 vit më parëmë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë dhe se BE-ja është në kontakt me Prishtinën dhe Beogradin për situatën e krijuar.
“Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme”, thotë Borrell përmes një postimi në Twitter, duke shtuar se të gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve duhet të adresohen përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Tensionet e së mërkurës në veri vijnë disa ditë pasi Bashkimi Evropian ndërmjetësoi një marrëveshje për zgjidhjen e çështjes së targave. Trembëdhjetë ditë tensione u shënuan në fund të muajit gusht në veri pasi Qeveria e Kosovës kishte vendosur masa reciprociteti për çështjen e targave.
Aksioni i së mërkurës (13 tetor) i Policisë së Kosovës u zhvillua për, siç u tha, luftimin e kontrabandës në disa komuna të Kosovës, përfshirë atë të Mitrovicës së Veriut.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
