Lajme
BE-ja do të heqë Kosovën nga lista e kuqe për udhëtime turistike
Pavarësisht se këto shtete ballkanike po hiqen nga lista e kuqe e udhëtimeve turistike, qytetarët e këtyre shteteve duhet të respektojnë edhe disa rregulla të tjera kundër pandemisë.

Shtetet anëtare të BE-së ranë dakort me propozimin e përgatitur nga Presidenca portugeze e Bashkimit Evropian që të zgjerojnë listën e gjelbër edhe me shtetet e tjera të rajonit krahas Shqipërisë, Maqedonisë se Veriut dhe Serbisë që e përfituan këtë mundësi ditë më parë.
Ky vendim nënkupton se qytetarët e Kosovës, Bosnje e Hercegovinës dhe Malit të Zi përfshirë ata që nuk janë të vaksinuar kundër koronavirusit, do të mund të udhëtojnë për qëllime turistike në vendet e BE-së.
Heqja nga lista e kuqe e udhëtimeve e shteteve ballkanike bëhet për shkak të situatës së favorshme epidemiologjike në këto shtete.
Pavarësisht se këto shtete ballkanike po hiqen nga lista e kuqe e udhëtimeve turistike, qytetarët e këtyre shteteve duhet të respektojnë edhe disa rregulla të tjera kundër pandemisë.
Përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të BE-së kanë ndërmend që në draft-listën e re të gjelbër përveç vendeve të Ballkanit Perëndimor, të përfshijnë edhe Kanadanë, Moldavinë, Armeninë, Azerbajxhanin, Jordaninë, Arabinë Saudite, Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
BE-ja i rishikon çdo dy javë listat e gjelbër për shtetet nga ku lejohen edhe udhëtimet për qëllime turistike, në përputhje me situatën epidemiologjike në secilin vend veç e veç.
BE heq zyrtarisht kufizimet për qytetarët e tri vendeve të Ballkanit
Për të siguruar statusin e një vendi të sigurt, ai duhet të regjistrojë maksimum 75 raste pozitive me koronavirus për 100,000 banorë, në 14 ditët e fundit.
Në muajin Maj, Bashkimi Evropian ka miratuar edhe të ashtuquajturën “frenë emergjente”, në bazë të së cilës mund të riaktivizohet ndalesa e udhëtimit për vendet ku situata epidemiologjike përkeqësohet me shpejtësi.
