Lajme
BE i reagon “zbehtë” Vuciqit

Publikuar
2 vjet më parëmë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram” ka publikuar një fotografi të hartës së Republikës së Kosovës të mbuluar me flamurin e Serbisë.
Një veprim i tillë i kreut të shtetit serb ka nxitur reagime të shumta nga përfaqësues të politikës shqiptare, derisa Express ka kontaktuar me zyrtarë të BE’së për të marrë një qëndrim të tyre lidhur me veprimin e Vucic.
Nga Brukseli kanë thënë se Bashkimi Evropian gjithmonë ka bërë thirrje që palët të marrin veprime e të bëjnë deklarata që i kontribuojnë bashkëpunimit dhe pajtimit dhe jo të kundërtës.
“ Ne e kemi thënë shumë herë përgjatë viteve, që Kosova dhe Serbia duhet të përmbahen nga veprimet dhe deklaratat që janë kundër produktivë për procesin e normalizimit të raporteve dhe punës që çon drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse”, ka thënë një zëdhënës i BE-së për Gazetën Express.
Një veprim i tillë i Aleksander Vucic vjen në kohën kur Bashkimi Evropian bën thirrje që të rinis dialogu
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
