fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

BE i kërkon Kurtit përkushtim të plotë në dialog

Në Bruksel kanë thënë vëtëm se “BE-ja dhe shtetet anëtare presin që dialogu të vazhdoj së shpejti dhe të shohin qeverinë e re të Kosovës duke u angazhuar plotësisht për ta sjellur këtë proces të rëndësishëm deri te përmbyllja e suksesshme.

Publikuar

Bashkimi Evropian vlerëson se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, ka bërë “ndryshim real në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve në rajon”. BE-ja tash beson se ka ardhur koha që procesi të përmbyllet me sukses, përmes arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit, ligjërisht obliguese e cila do të adresoj të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë.

Këto vlerësime i ka shprehur një zëdhënës i BE-së duke u përgjigjur në pyetjet e Radios Evropa e Lirë rreth mundësisë së vazhdimit të dialogut dhe parimeve të paraqitura së fundi nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se kryeministri Albin Kurti, sa i takon dialogut me Serbinë, tashmë e ka shprehur qëndrimin e tij, i cili vazhdon të jetë i pandryshuar.
“E para, duhet të pranohet realiteti i Kosovës së pavarur.

Pra, nuk mund të kthehemi para pavarësisë së vitit 2008. E dyta, duhet të pranohet e vërteta. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe duhet të pranojë krimet që ka bërë. E treta, duhet të ulemi të barabartë. Kosova nuk mund të jetë temë diskutimi, por duhet të jetë palë e barabartë në diskutim. E katërta, duhet nga dialogu dhe nga marrëveshja finale të përfitojnë qytetarët”, ka thënë Kryeziu.

Nga BE-ja në përgjigjet e tyre nuk u janë adresuar në mënyrë direkte qëndrimeve të Kurtit. Në Bruksel kanë thënë vëtëm se “BE-ja dhe shtetet anëtare presin që dialogu të vazhdoj së shpejti dhe të shohin qeverinë e re të Kosovës duke u angazhuar plotësisht për ta sjellur këtë proces të rëndësishëm deri te përmbyllja e suksesshme”.
Tashmë është mbushur pikërisht një vit i mandatit të Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak. Edhe pse ishte pritur që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të arrihet “brenda muajsh” një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Lajçakut i është vazhduar mandati edhe për gati dy vite tjera, deri në verën e vitit 2022. Gjatë vitit të parë të mandatit të tij janë zhvilluar vetëm një numër i vogël i takimeve në nivel të “shefave të delegacioneve” dhe vetëm dy takime në nivel të lartë, mes kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Por, një zëdhënës i BE-së megjithatë thotë se “në vitin 2020 Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell dhe Lajçak kanë qenë mikpritës të një serie të takimeve të nivelit të lartë dhe kryenegociatorëve “gjatë së cilave është arritur një përparim fillestar i prekshëm”.
Ndërkaq, diplomatët e vendeve anëtare të BE-së, kur flasin për dialogun gjatë vitit të parë të mandatit të Lajçakut, kufizohen në deklarimin se “mirëpresin faktin se dialogu ka rifilluar”.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021