Ekonomi
BB: 2.9 për qind rritja ekonomike në vitin 2021
Në raportin e fundit të Bankës Botërore, thuhet se rritja në ekonomitë me të ardhura të ulëta këtë vit, parashikohet të jetë më e ngadalta në 20 vjetët e fundit.

Edhe drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, beson se edhe pjesa e dytë e këtij viti, do jetë optimiste sa i përket rritjes së të hyrave, rrjedhimisht do të ketë përmirësim të gjendjes së bizneseve, pas pandemisë.
“Pritjet janë që të vazhdohet rritja e të hyrave edhe më tutje. Këtu i shtohet fakti, se në këtë sezon, pritet që mërgimtarët të vijnë nga bota e jashtme dhe do ketë shpenzim të parave më tepërt se viteve paraprake. Për shkak se dy vjet më parë, shumica nga ta nuk kanë qenë në Kosovë. Me ardhjen e tyre, rritet edhe konsumi”, thekson Murtezaj.
Në raportin e fundit të Bankës Botërore, thuhet se rritja në ekonomitë me të ardhura të ulëta këtë vit, parashikohet të jetë më e ngadalta në 20 vjetët e fundit.
Këto shtete më këtë ekonomi, parashikohet ta kenë një rritje prej 2.9 për qind në vitin 2021, para se të arrijnë në 4.7 për qind në vitin 2022.
Shkalla e prodhimit e këtij grupi në vitin 2022, parashikohet të jetë më e ulët se që është parashikuar para pandemisë.
