fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Bastoni: Në pjesën e parë na hëngrën, por më pas trajneri na solli në vete

Publikuar

Pas fitores 2-4 të Interit në tranfertën e Romës, mbrojtësi i “zikaltërve” Alessandro Bastoni u shpreh se në pjesën e parë skuadra e tyre ishte aq keq, sa nuk shihej.

Më tej në konferencën për mediet ai u shpreh se pas pjesës së parë trajneri Inzaghi u tha se duhej të ishin vetja dhe aty shton se erdhi kthesa për ta.

Lexo edhe:

“Pjesa e parë e komplikuar? Pjesa e parë nuk shikohet, nuk ishim ne. Më pas, gjatë pushimit trajneri na tha të dilnim në fushë siç dinim, të ishim ne. Ata na hëngrën në pjesën e parë, pastaj ndryshimi i gjendjes mendore na ndihmoi të fitonim ndeshjen. E dinim që pas fitores ndaj Juventusit ishte e rëndësishme të siguronim vazhdimësi. Jam gjithashtu i lumtur për golin, një fitore thelbësore”-deklaroi ai.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook