fbpx
Lidhu me Ne!

Ekonomi

Bashkimi Evropian jep 30 miliard euro për Ballkanin

Realizimi i këtij plani do t’i sjellë rajonit disa të mira, si kalimi i kufijve vetëm me karta ID, njohja e diplomave dhe formimi i një tregu të përbashkët.

Publikuar

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Olivér Várhelyi, tha në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama se kishte ardhur me një lajm të mirë në Shqipëri.

Ai tha se bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor sjellë një plan prej 30 miliardë euro në formë investimesh, plan i cili do të financohet nga BE. Marrëveshja u arrit javën e shkuar në Këshillin Evropian. Mirëpo, Varhelyi theksoi se se ky plan nuk do të funksionojë, nëse rajoni nuk funksionon si një i tërë.

“Lajmi që solla sot këtu për ju është se ne kemi një marrëveshje tashmë në BE për financimin e këtij plani. Javën e kaluar arritëm marrëveshjen me Këshillin dhe Parlamentin Evropian për programin IPA 3 , është asistenca, fondet para aderimit, që do jetë mekanizëm me anë të të cilit do financohet ky plan. Nga ana jonë jemi gati të fillojmë dhe me fondet këtë plan investimesh. Duam dhe partnerët të nisin me këtë plan sa më shpejt të jetë e mundur. Ne po hyjmë në muajin qershor që është muaj kritik për Ballkanin Perëndimor. Ky muaj, ky vit mund të jetë vërtet muaji ose viti i Ballkanit Perëndimor, por ne të gjithë duam të tregojmë rezultate e arritjet…Ne jemi të gatshëm të rikonfirmojmë planin e investimeve, 30 miliardë euro në formë investimesh në rajon, por ky plan nuk do funksionojë nëse rajoni nuk funksionon si një i tërë, nëse s’ka treg rajonal, s’ka kuptim autostradat nëse makinat do ndalojnë cdo 100 metra, s’ka kuptim për hekurudhat nëse trenat do hasin vështirësim apo rrugë tregtie nëse do duhet të ketë 6 certifikata për këto mallra. Pra ky plan ekonomik do japë rezultate vetëm në rast se ky rajon punon për këtë treg rajonal e ky është dhe mjedisi ku do funksionojë”, tha Varhelyi.

Realizimi i këtij plani do t’i sjellë rajonit disa të mira, si kalimi i kufijve vetëm me karta ID, njohja e diplomave dhe formimi i një tregu të përbashkët.