Barcelona janë në bisedime për të nënshkruar me sulmuesin holandez, Memphis Depay, sipas OnzeTv3.
Lëvizja e blaugranëve për shërbimet e holandezit, vjen pas kërkesës së trenerit të Barcelonës, Ronald Koeman, i cili është i interesuar ta ketë Depay edhe në klub, pasi që e kishte menaxhuar atë sa ishte pjesë e kombëtarës holandeze.
Depay është i ngazëllyer me mundësinë e transferimit të tij në Barcelonë, edhe pse nuk do të ketë ndonjë pagë marramendse për shkak të problemeve financiare në të cilat po kalon klubi nga katalonia./tipografi/