fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Barcelona mendon për sezonin e ri, synohet një sulmues nga Serie A

Publikuar

Barcelona ka nisur të planifikojë skuadrën për sezonin e ardhshëm, teksa po studiohen disa alternativa për pankinën, duke qenë se Xavi do të qëndrojë në krye të stolit deri në fund të muajit maj.

Alternativat për pankinën janë të shumta dhe drejtuesit e Barcës po i studiojnë, teksa mediat katalane raportojnë se paralelisht po punohet edhe për identifikimin e futbollistëve që pritet të afrohen gjatë merkatos së verës.

Kështu klubi sheh si të domosdoshëm afrimin e një mesfushori të aftë për të luajtur para mbrojtjes dhe për të shtuar forcën fizike të skuadrës, teksa alternativat janë disa, por për këtë rol te Barcelona nuk duan të shpenzojnë më shumë se 40 milionë euro.

Lexo edhe:

Gjithashtu synohet edhe afrimi i një sulmuesi krahu, të aftë për të fituar duelet një kundër një dhe për të krijuar superioritet, por pse jo, për të shënuar edhe gola.

Emri i preferuar në “Camp Nou” është ai i portugezit Rafael Leao, që ka moshën e re dhe cilësitë e duhura për atë që kërkojnë te Barcelona, megjithatë problem mbetet klauzola e prishjes së kontratës me Milanin, që është plot 150 milionë euro.

Natyrisht një shifër të tillë te Barcelona nuk mund ta paguajnë, megjithatë me një ulje të ndjeshme dhe ndonjë lojtar në shkëmbim, mund të arrihet një marrëveshje që do të kënaqte të gjitha palët, përfshi Milanin, katalanët dhe sulmuesin portugez, i cili duket se nuk ka më stimuj në “San Siro”.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook