fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Ballkani, Prishtina e Dukagjini e nisin stinorin me fitore

Publikuar

11 shkurt, 2024 – Kampioni në fuqi dhe lideri aktual, Ballkani e ka nisur me fitore stinorin pranveror në Albi Mall Superligë. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, të dielën, në Prizren para një numri të madh shikuesish, ka triumfuar pa telashe ndaj skuadrës së fundit në renditje, Lirisë, me rezultat 3:0 Gentrit Halili zhbllokoi shifrat e ndeshjes në minutën e 21-të. Epërsinë në 2:0 e shtoi Almir Kryeziu, në minutën e 59-të, derisa rezultatin përfundimtar 3:0, e vendosi Armend Thaqi, falë edhe një devijimi të mbrojtjes prizrenase. Fitore në cilësi të vendases realizoi Prishtina, e cila në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, e mposhti Feronikelin 74, me rezultat 2:0. Skuadra e drejtuar nga Emmanuel Egbo kaloi në epërsi në minutën e 22-të me golin e sulmuesit Jalen Blesa, derisa fitoren e vulosi Mërgim Pefqeli, në minutën e 58-të. Fitore para tifozëve të vet realizoi edhe Dukagjini, që arriti të mposhtë Malishevën, me rezultat 2:1. Drilon Hazrollaj kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 44-t, por në pjesën e dytë skuadra e Armend Dallkut përmbysi rezultatin me golat e Iljasa Zulfiut, në minutën e 58-të dhe Paulo Silvës, në minutën e 65-të.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook