fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Balje: Thaçi dhe Osmani janë personat me të fuqishëm në politiken kosovare

Publikuar

Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, duke komentuar figurat e politikaneve shqiptar të Kosovës, për ish presidentin Thaci ka thënë është nder personat me të rëndësishëm në politiken kosovar, për Isa Mustafen e LDK-së, ka thënë së  është person shumë i qetë,  largpamës dhe se LDK ka fituar shumë kur ai ka qenë kryeministër. Ndërkohë për Ramush Haradinaj ka thënë së është person shumë konkret që reagon menjëherë. Bala, Kurtin e vlerëson si njëri me shumë vetëbesim dhe njëkohësisht mistik, ndërsa Vjosa Osmanin e quan gruaja më e fuqishme në politikën kosovare

Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka qenë mysafire në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala. Balje ka komentuar figurat kryesore politike në Kosovë gjatë dekadës së fundit.

Për ish presidentin Hashim Thaçi, Balje thotë se ai është ndër personat më të rëndësishme politik në Kosovë. “Ai është shumë stabil në vendimet që merr. Mendoj se ai është ndër personat shumë të rëndësishëm të Kosovës…Neve boshnjakëve na ka ndihmuar shumë kur ka pasur mundësi”, thotë Balje përcjell Telegrafi.

Bashkëpunim korrekt deputetja e SDU-së thotë se ka pasur edhe me ish-kryeministrin Haradinaj. “Haradinaj është person shumë konkret që reagon menjëherë. Kemi pasur rast kur kemi shkuar në zyre sa ishte kryeministër dhe i kemi paraqitur problemet. Ai menjëherë ka reaguar dhe ka kontaktuar personat përgjegjës dhe ka pasur sukses. Unë mendoj se edhe Haradianj ka bërë punë të mirë”.

Fjalë shumë të mira Balje ka edhe për Isa Mustafën.“Isa Mustafa është person shumë i qetë. Ka qenë shumë largpamës. Mendoj se LDK ka fituar shumë kur Isa Mustafa ka qenë kryeministër. Normalisht se çdo politikan e ka kohën e vet dhe ndoshta tashmë është koha për persona më të ri në LDK. Megjithatë mendoj se Mustafa ka vendosur disa baza në LDK dhe ka bërë punë të mira për shtet. Për Isa Mustafën unë shoh vetëm gjëra pozitive”.

Duda thotë se Albin Kurti ka shumë vetëbesim. “Albin Kurti është një person shumë mistik. Disa herë kam pasur takime me të. Ka pasur shumë besim në vete dhe stabilitet në mendime…Besoj se tash ka ardhur koha e tij dhe ne tash do të shohim sa aftësi ka zotri Albin Kurti në politikë…Mendoj se Kurti do të bëjë disa ndryshime kruciale për shtetin”.

Për Vjosa Osmanin thotë se është gruaja më e fuqishme në politikën kosovare. “Mendoj se ne gratë kemi pasur shumë nevojë për të pasur në politikë një grua si Vjosa Osmani. Mendoj se zonja Vjosa mund të bëjë shumë”, ka thënë ndër të tjera Duda Balje./tg/

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021