Shëndeti
Bajame dhe hurma arabie/ Formula perfekte për gjumë të qetë
Bajamet dhe hurmat, sipas ekspertëve, e përshpejtojnë metabolizmin me të paktën 10 për qind. Kësisoj, përfitimi nga kjo formulë është i dyfishtë

Publikuar
2 vjet më parëmë

Ekspertët rekomandojnë konsumin e rregullt të arrorëve të ndryshëm për të zbutur shqetësimet emocionale gjatë pandemisë por edhe për të përmirësuar humorin Sipas tyre, njerëzit që konsumojnë arrorë rregullisht, por pa e tepruar janë 23 për qind më pak të rrezikuar nga depresioni.
Kjo i atribuohet amino acidit triptofan që prodhon serotoninën ose hormonin e lumturisë. Bajamet, arrat dhe farat e pishës janë ndër arrorët më të mirë për t’i rezistuar plogështisë emocionale gjatë karantinës. Kjo e fundit ka ndikuar gjerësisht në cilësinë e gjumit. Lexuesit kanë shprehur shumë interes për kurat më të mira natyrale të gjumit në këtë kohë, e ku ka më mirë se bajamet.
Bajame Dhe Hurma Arabie, Formula Perfekte Për Gjumë Të Qetë
Kjo kurë funksionon ndryshe nga ato tradicionale që merren përpara orës së gjumit. Ekspertët thonë se njerëzit duhet të hanë tetë arra dhe dy hurma Arabie në mëngjes. Besojeni ose jo, ngrënia e mëngjesit luan një rol të ccmuar për gjumin. Nëse ju nuk hani mëngjes, trupi beson se po jeton në krizë ushqimore dhe prodhon hormonet e stresit. Sa më gjatë të jeni të stresuar aq më e keqe do të jetë cilësia e gjumit.
Nëse ju hani mëngjes të shëndetshëm rregullisht, trupi kupton që ka ushqim mjaftueshëm dhe nuk ndihet i stresuar dhe nuk prek sistemin e gjumit dhe të energjisë. Gjumi është i rëndësishëm edhe kundër mbipeshës. Mungesa e tij ju nxit të konsumoni më shumë ushqime që japin kënaqësi të menjëhershme por që janë të dëmshme për shëndetin. Përveç gjumit, konsumi i tetë bajameve dhe dy hurmave të thata është një hap i duhur drejt rënies nga pesha dhe përshpejtimit të metabolizmit.
Bajamet dhe hurmat, sipas ekspertëve, e përshpejtojnë metabolizmin me të paktën 10 për qind. Kësisoj, përfitimi nga kjo formulë është i dyfishtë. Jo vetëm që do të jeni më pak të stresuar por edhe do të ndërmerrni hapa të shëndetshëm drejt peshës ideale dhe do të flini më mirë. Kjo po që është një formulë shpërblyese.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
