Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, qytetarët e Skenderajt që e penguan kreun e VV, Albin Kurti të mbaj tubim elektoral, i ka quajtur mercenar dhe ka thënë se pas qetnikeve në Mitrovicë, janë këta që po brohorasin kundër siç ka shkruar ai, kryeministrit Kurti
Postimi i plot i Azemit
Pas qetnikve në Mitrovicë edhe disa mercenar në Drenicë po brohorasin kundër Kryeministrit të ardhshëm. Të gjitha këta bashkë në Kosovë janë fare pak. Në Serbi sigurisht janë më shumë.
Bizneset e lidhura me Serbinë po rrezikohen nga ndryshimet politike, prandaj agjenda e Beogradit po përputhet me atë të PDK-së.
Por kot e keni, sepse KREJT kanë vendosur DREJT!