fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Avokati: Shoferi nuk më tha se e kishte zënë gjumi

I pyetur se pse shoferi në deklaratën paraprake ka thënë se ishte i lodhur dhe i paaftë për të drejtuar automjetin dhe pastaj u mbrojt në heshtje gjatë marrjes në pyetje, Kopuniq tha se ky konstatim erdhi nga mënyra në të cilën u krye, nga gjurmët e gomave dhe të gjitha rrethanat e tjera.

Publikuar

Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla, tha udhëtarët që kanë shpëtuar nga aksidenti do të kthen të martën në Kosovë me transport të linjës ajrore. Arritja e tyre në Kosovës, sipas Sveçlës, pritet pas orës 22:00.

Sveçla tha për Radion Evropa e Lirë se gjatë natës të së martës, pritet që në Kosovë të arrijnë trupat e viktimave. Por, ai shtoi se nuk dihet ora e saktë se kur trupat do të arrijnë, për shkak të autopsisë që po kryejnë autoritetet kroate.

Viktimat do të kthehen përmes transportit rrugor, shtoi Sveçla.

Radio Evropa e Lirë merr vesh se transporti i viktimave të këtij aksidenti do të bëhet përmes Malit të Zi dhe jo Serbisë, pasi kjo e fundit nuk po e njeh dokumentacionin për këtë rast. Një kompani private do të bëjë transportimin e kufomave nga Kroacia në Kosovë.

Shoferi dërgohet në burg

Shoferit të autobusit që u aksidentua më 25 korrik në Kroaci, të martën iu shqiptua masa e paraburgimit prej 30 ditësh, thanë autoritetet kroate.

Masa e paraburgimit u shqiptua nën arsyetimin se ka rrezik që shoferi, 52-vjeçar, shtetas i Kosovës, mund të arratiset.

Gjykatësi i rastit, Mille Solldo tha për mediat se Kroacia dhe Kosova kanë marrëveshje bashkëpunimi për çështje penale, por kjo marrëveshje nuk parasheh ekstradimin e shtetasve kosovar dhe kjo është arsyeja pse është caktuar masa e paraburgimit.

“Procedurat do të zhvillohen në Kroaci. Por, sipas marrëveshjes midis Kosovës dhe Kroacisë, ekziston mundësia ligjore që procedura të zhvillohet edhe në Kosovë. Por, për këtë duhet pajtimi i të dyja shteteve. Mbrojtja mund ta kërkojë këtë, por propozimi për këtë çështje duhet të vijë nga shteti”, tha ai.

Gjykatësi Solldo shtoi se gjatë ditës po ashtu pritet që të merren në pyetje disa dëshmitarë.

Ndërkaq, zëvendësprokurori i Shtetit për qarkun Sllavonski Brod, Franjo Kopuniq tha se shoferi tani do të dërgohet në burg.

“Ai është deklaruar sot vetëm rreth paraburgimit dhe nuk dha asnjë dëshmi”, tha për gazetarët Kopuniq.

I pyetur se pse shoferi në deklaratën paraprake ka thënë se ishte i lodhur dhe i paaftë për të drejtuar automjetin dhe pastaj u mbrojt në heshtje gjatë marrjes në pyetje, Kopuniq tha se ky konstatim erdhi nga mënyra në të cilën u krye, nga gjurmët e gomave dhe të gjitha rrethanat e tjera.

Kopuniq konfirmoi se do të kërkohet një ekspertizë e detajuar e autobusit. Shoferi do të mbrohet nga dy avokatë: Igor Cishper dhe Lubo Pavasoviq Viskoviq.

“Në asnjë moment ai nuk më tha se e ka zënë gjumi”, u tha Cishper gazetarëve. Shoferi gjatë së hënës, para autoriteteve kroate u mbrojt në heshtje.

Nga aksidenti rrugor në Sllavonski Brod, kanë vdekur dhjetë persona me prejardhje nga Kosova, ndërkaq janë lënduar edhe 40 të tjerë. Në autobus kanë qenë 67 udhëtarë dhe dy shoferë, ku njëri nga shoferët ka vdekur. Autobusi po udhëtonte në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.

Autoritetet kroate kanë thënë se ekziston dyshim i bazuar se i dyshuari 52-vjeçar ishte duke vozitur autobusin në kundërshtim me ligjin për trafikun rrugor.

Sipas autoriteteve, shoferi, në gjendje të lodhjes dhe paaftësisë për të drejtuar automjetin në mënyrë të sigurt, nuk ka lëvizur në distancë të mjaftueshme dhe ka përfunduar në sipërfaqen me bar.

Në mbrëmjen e 25 korrikut, në Prishtinë, pranë Teatrit Kombëtar u ndezën qirinj për të nderuar viktimat në aksidentin në Kroaci.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021