Lajme
Avni Dehari, do ta udhëheqë seancën e Kuvendit të Kosovës

Me shumë gjasë, konstituimi i Kuvendit të Kosovës do të bëhet gjatë muajit mars.
Kjo pritet të ndodhë jo më larg se 30 ditë nga momenti i certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve nga ana e KQZ-së.
Nga ky institucion Klan Kosovës i kanë thënë se shpallja e rezultateve do të ndodhë gjatë kësaj jave.
Zakonisht periudha nga shpallja e deri në certifikim të zgjedhjeve, zgjatë rreth 10 ditë, që më pas delegohet kompetenca për thirrje të seancës nga ana e Presidentes.
Televizioni mëson se seancën e parë të legjislaturës së 8-të do ta udhëheqë deputeti i më i vjetër, Avni Dehari, i Lëvizjes Vetëvendosje./tg/

Vazhdo më shumë